Makina luksoze ‘mbytet’ në Divjakë, dhjetë veta tentojnë ta nxjerrin (Foto)

Një automjet luksoz i tipit “Range Rover” e gjeti veten pasditen e sotme në mes të ujit në plazhin e Divjakës.

Fun

28/06/2017 23:52

Nuk dihet arsyeja se përse ky mjet përfundoi aq thellë në det pasi raportuesi që dërgoi fotot nuk e kishte këtë informacion por pavarësisht kësaj përshtypje të bën solidariteti i madh i plazhistëve.

Kështu rreth dhjetë djem nxituan të futen në ujë dhe të ndihmojnë mjetin për të dalë në rërë. /Lajmi.net/