Makina e re elektrike e VW do të kushtojë 25,000 euro

Vitin tjetër, VW dëshiron të prezantojë automjetin e tij të parë të dizajnuar për elektromobilitet.

Auto & Tek

25/09/2018 19:14

Vetëm kohët e fundit, Grupi Volkswagen paraqiti automjetet e ardhshme elektrike . Platforma modulare do të jetë bazë për makinat kompakte, si dhe për SUV-ët ose furgonat.

Bazuar në këtë platformë, VW ka në plan të lançojë automjetin e tij të parë elektritk vitin e ardhshëm . VW Neo duhet të jetë një makinë elektrike, çmimi fillestar do të jetë rreth 25.000 euro.

VW Neo ofrohet në tri variante të ndryshme. Sipas Senger, modeli i ardhshëm më i madh do të arrijë një distancë prej 450 kilometrash me një mbushje.