Makina e parë e blinduar nga Range Rover

Ndarja e automjeteve të veçanta të Land Rover-it,ata kanë paraqitur makinën e saj të parë e cila quhet Armored Vehicle (makinë e blinduar) - Range Rover Sentinel.

Auto & Tek

07/09/2015 10:24

Makina ka marrë certifikimin VR8, nivelin që do të thotë se ajo mund të përballojë 7.62mm me shpejtësi të lartë, forca e blinduar e kësaj makine është e jashtëzakonshme ku mund të përballoj shpërthim edhe nga 15 kg TNT anësore.

Gjithashtu kjo makinë ofron mbrojtje kundër granatave nën dysheme, si dhe nga çatija.

Motori i zgjedhur për këtë makinë është një V6 3.0 Supercharged, i cili prodhon 340 kuaj fuqi, dhe ka një marsh automatik me 8 shpejtësi.

Në rast emergjent kur dyert kryesore janë bllokuar, ka një sistem shpëtimi në rast emergjence të vendosur prapa sediljeve të pasme, e cila lejon shoferin dhe pasagjerët të dalin nga automjeti në një situatë emergjente, transmeton Lajmi.net

Makina Range Rover Sentinel do jetë në dispozicion gjatë këtij muaji, i cili ka një çmim më pak se 400.000 euro, dhe vjen me një garancion 3 vjeçar ose 50.000 milje.

Ju mund ta shikoni videon më poshtë:

YouTube player