Makina e lehtë elektrike për gara Spice-X, me çmim të lirë që përballohet nga çdokush (Foto)

Prodhuesi italian, pretendon se kjo makine elektrike peshon vetëm 600 kilogramë.

Auto & Tek

16/08/2018 17:27

Volkswagen I.D. R është për momentin makina elektrike më e mirë për gara, që me dy motorë prodhon 680 kuajfuqi dhe ka peshë prej 1,100 kilogramëve, transmeton Telegrafi.

Shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, e zë për 2.25-sekonda dhe ka thyer rekord në Pikes Peak. Kjo makinë është ën shitje dhe mund ta blini, por do të kushtojë shumë.

Në anën tjetër, një kompani italiane i është qasur ndryshe makinës elektrike të garave, duke e bërë të fuqishme dhe të lehtë, por shumë më lirë.

Sipas Motor1, projekti është rezultat i bashkëpunimit të disa prodhuesve nga Puidgemont të Italisë.

Me dizajnin e Fabrizio Pepe, Spice-S SX1 që është parë deri më tani në disa imazhe, do të jetë i gjatë 3.8 metra dhe i gjerë 1.7 metra.

Materialet e përdoruara, do ta bëjnë Spice-X të peshojë vetëm 500 kilogram, që del të jetë EV më i lehtë ndonjëherë. Gjë që është tepër e vështirë, sepse prodhuesit ende nuk po ia dalin t’i lehtësojnë makinat elektrike.

Kompania nuk ka bërë të ditura detajet, por Motor1 ka bërë disa hulumtime, duke sjellë informata interesante.

Kjo makinë pritet t’i ketë dy motorë që prodhojnë nga 80 kuajfuqi, duka ia mundësuar të lëvizë me 160 kilometra në orë, deri në 210 kilometra në orë varësisht prej versionit. Ende nuk është bërë asnjë njoftim për çmimin, por thuhet se është i përshtatshëm për çdo blerës.