Makina e kodeve sekrete të Hitlerit u gjend në eBay (FOTO)

Makina koduese sekrete gjermane WW2 u gjend në… EBay. Bëhet fjalë për teleprinterin apo teleshkruesin për makinën e shifrës Lorenz, të cilën Hitleri e përdorte për t’i nisur mesazhe, gjeneralëve të tij, shkruan BBC, transmeton Syri.net.

Fun

29/05/2016 12:45

Një makinë historike që përdorej për të dërguar mesazhe sekre ndërmjet Hitelit dhe gjeneralëve të tij është gjendur e lënë pasdore në një hangar.

Vullnetarët nga Muzeumi Kombëtar i Informatikës po përdornin eBay për të gjetur tastierën e makinëz Lorenz, kur aty ajo po tregtohej si një makinë telegramesh dhe ishte në shitje për 9.50 paund.

Muzeu në Buckinghamshire është tani duke u kërkuar njerëzve të kërkojnë motorrin, një tjetër pjesë e rëndësishme e pajisjes.

“Kolegu im ishte duke kërkuar në eBay dhe ai pa fotografinë e saj që dukej si një teleshkrues,” tha John Wetter, një vullnetar në muzeum. Ai pastaj shkoi në Southend të hetojnet më tej ku ai gjeti tastirën që mbahej në kutinë e saj origjinale mbi dyshemenë e një hangari me mbeturina gjithandej.

“Ne i thamë: Falemnderit shumë. Edhe njëherë: Sa kushton?” dhe ajo na tha: 9.50 paund kështu që ne i dhamë një bankënotë 10 paund dhe i thamë “mbaje kusurin”, tregoi ai.

Teleprinteri që ngjan me një makinë shkrimi do të ketë qënë përdorur për të futur mesazhe në gjermanisht,. Këto pasta j kodoheshin prej një makine të lidhur me një shifër që përdorte 12 rrota individuale me cilësime të shumta mbi secilën për të krijuar kodin.

“Më e madhe se Enigma”

Andy Clark, shef i Muzeut Kombëtar i Informatikës tha se Lorenz ishte vendosur në vende të sigurta dhe se ajo ishte shumë më e madhe se e famshmja makina portative Enigma.

“Çdo njeri e njeh Enigma-n, por makina Lorenz u përdor për komunikime strategjike,” tha Clark. Kjo është shumë më e komplikuar sesa Enigma dhe pas luftës, makina e këtij lloji mbeti në përdorim.

Vullnetarët po shpresojnë të rikrijojnë të gjithë procesin e kodimit, që nga e premtja e 3 qershorit, duke shtypur mesazhe në gjermanisht duke përdorur pajisje të kohës së luftës.

“Kjo na jep shansin që të tregojmë sesi u thye kodi shifror Lorenz nga fillimi deri në fund,” tha Andy Clark.

_89821026_hitler_89821019_womendsc_6644_89821022_mendsc_6667