Makina e James Bond pritet të shitet 1 milion paund

James Bond del në ankand. Në fakt jo filmi dhe sigurisht jo aktori po sende të përdorura gjatë xhirimeve të filmit të suksesshëm James Bond dhe prodhimit më të fundit, të vitit 2015, Spectre.

Auto & Tek

18/02/2016 09:37

Në ankand, duke tërhequr menjëherë vëmendjen do të dalë makina e tij Aston martin DB10 e cila pritet të shitet për shumën marramendëse prej 1 milionë paund. Ankandi do të organizohet në Londër.

“Ka vetëm 10 si to në të gjithë botën dhe ato janë dizajnuar e projektuar specifikisht nga Sam Mendes, regjisori i filmit “Spectre” dhe nga ekipi i Aston Martin , ndaj mund të them se janë makina vërtet unike” tha producenti i filmit “Spectre” Michael G. Wilson, i cili ka prodhuar plot 17 filma Bond dhe që pritet të prodhojë së shpejti edhe filmin e radhës, të 25-tin, James Bond.

Aston Martin është një makinë e dizajnuar ekskluzivisht dhe vetëm për James Bond. Modeli DB10 është i vetmi në llojin e tij, e pritet që të dalë në shitje publike nga EON Production, që ka krijuar cdo makinë Bond që nga viti 1995 “Golden Eye”, filmi i agjentit 007 luajtur në atë kohë nga aktori Pierce Brosnan.

“Makia për Bond është pjesë e ekipit të punës. Ajo ka qenë tradicionalisht një Aston Martin që pas “Goldfinger” dhe mishëron më së miri karakterin e Bond. Është njësoj me karakterin e filmit dhe personazhit kryesor” tha drejtuesja e EON Production, Meg Simmonds.

aston-db10-bond