Vetura del nga rruga, humb jetën fëmija 4- vjeçar

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes të së enjtes në Shqipëri, në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi. Një automjet ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Kthesa Bobe”, si pasojë e humbjes së kontrollit nga ngasesi.

Lajme

19/02/2016 08:26

Automjeti me targa AA 292 BR , tip BMË,  drejtohej nga shtetasi B.R dhenë automjet ndodheshin bashkëshortja e tij si dhe fëmija i tyre (djali) rreth 4 vjeç.

Si pasojë e daljes nga rruga të automjetit ka gjetur vdekjen djali i vogël, R.R, rreth 4 vjeç, si dhe janë plagosur jashtë rrezikut për jetën drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij shtetësia M.R.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./tvklan.al