Makina del nga rruga dhe bie në lumë, një i vdekur dhe një i zhdukur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e së martës në Shkodër, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumë.

Lajme

12/09/2017 11:33

Makina ka rënë në lumin Drin, pranë lagjes Bahçallëk dhe në bord ndodheshin 2 persona.

Polumbarët e njësive speciale RENEA, me të mbërritur në vendngjarje kanë nisur kërkimet dhe kanë nxjerrë një trup të pajetë. Ai është identifikuar me inicialet S.K, 28 vjeç dhe banues në fshatin Ndrejaj.

Gjithashtu është bërë e mundur nxjerrja në sipërfaqe e mjetit, tip “Fiat” me targë “AA 593 FL”, ndërsa vazhdojnë kërkimet për trupin e personit tjetër, që druhet se ka humbur gjithashtu jetën.

Ndërkohë, një grup hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /TopChannel/