Makina bie në ujërat e lumit Drin, konfirmohet një i vdekur

Një makinë ka rënë në ujërat e lumit Drin poshtë urës së Bahçallëkut në Shkodër.

Lajme

12/09/2017 10:03

Dyshohet se brenda saj janë dy persona. Policia ka shkuar në vendngjarje ndërsa me sy të lirë nga ura e Bahçallëkut makina nuk shihet.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur polumbarët të cilët kanë nisur kërkimet për gjetjen e makinës.

Makina dyshohet se është një ‘Ford Fokus’ ngjyrë blu. Deri më tani është konfirmuar se një person ka vdekur.