Makarona me djathë dhe pulë

Kjo recetë familjare amerikane shkon shumë bukur me pulën. Për ta bërë pak më të shëndetshme, shoqërojeni me sallatë të gjelbër.

Lifestyle

18/02/2016 12:14

Përbërësit:

300g makarona
200g file pule
200ml shmand
250ml qumësht i skremuar
pak arrëmyshk i bluar
100g kaçkavall
25g Parmezan
kripë dhe piper i zi

Përgaditja:

Nxeni furrën në 200°C. Në një tenxhere të madhe vloni ujë të kripur. Futini makaronat dhe lërini për vetëm 3 minuta.

Gatuani pulën në një tigan, me nxehtësi të ulët për 10 minuta, duke e kthyer vetëm një herë. Futni edhe kripë dhe piper, pastaj hiqeni nga tigani.

Futeni edhe shmandin në tigan dhe lëreni të vlojë, duke përzier kohë pas kohe. Shtoni qumështin, arrën e muskatit dhe kripën me piperin. Prejeni pulën në copa të vogla.

Kullojini makaronat, futeni prapë në tenxhere, dhe shtoni pulën e copëtuar, kaçkavallin e grirë dhe masën e kremit me qumështin. Përzijeni mirë.

Futeni në një enë për pjekje dhe mbi hidhni djathin parmezan. Pjekni për 30 minuta.

Ju bëftë mirë!