Majmuni mban fëmijën lart, ashtu si skena nga filmi i animuar “The Lion King”

Skena e famshme e filmit të animuar "Lion King" - ku Simba ngritet lart është riformuar në jetën reale nga një majmun.

Fun

19/10/2018 16:36

Jeta imitoi artin kur nëna u pa duke ngritur lart fëmijën e saj për të rikrijuar spektaklin kinematografik, transmeton lajmi.net.

Fotografja Dafna Ben Nun ka kapur moment kur majmuni dhe foshnja e saj rikrijuan skenën shumë të ngjashme.


38-vjeçarja kapi momentin e pabesueshëm të ‘Lion King’ në jetën reale gjatë një udhëtimi në Zimbabve.

Gjatë udhëtimit në vendin e Afrikës Jugore për të mësuar rreth kafshëve të egra vendase, Dafna u befasua menjëherë kur pa dy majmunët që rikrionin një moment kaq të njohur.

Kafshët, që janë vendas në Afrikën e Jugut, shpesh gjenden në savanën e hapur dhe kodra të hapura rreth Afrikës.

Dafna, nga Izraeli, tha: “Nuk mund ta besoja kur pashë një baboon të rritur që mbante një fëmijë, duke bërë tamam si Simba në Lion King..

Skena u bë e famshme në filmin e vitit 1994. /Lajmi.net/