Majlinda Zekën e njihni të gjithë, do të befasoheni se kush është vëllai i saj (FOTO)

Vëllai i bukuroshes Majlinda Zeka, Agimi, ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare për klubin e njohur francez, FC Lille.

Sport

18/01/2017 14:24

Agim Zeka ka firmosur një kontratë 4-vjeçare për klubin e njohur francez, FC Lille. Nga ky transferim i mesfushorit kosovar, Skënderbeu që kishte në pronësi të riun, do të përfitojë një shumë prej 300 mijë eurosh.

Mirëpo, “Panorama Sport” zbulon se presidenti Ardjan Takaj ka bindur francezët që të ketë sërish në pronësi 20 për qind të kartonit. Kjo do të thotë se në rast rishitjeje të lojtarit në një tjetër klub, Skënderbeu do të përfitojë sërish.

Korçarët po punojnë me një strategji të qartë, duke mos menduar vetëm për merkaton në hyrje, por veçanërisht atë në dalje, që i sjell jo pak arkëtime dhe rregullon bilancet. Deri më tani, nga katër shitje që klubi ka bërë, ka arkëtuar plot 2 milionë euro, si askush ekip tjetër shqiptar. Modeli i vendosur nga Skënderbeu është për t’u ndjekur nga çdo klub shqiptar, që synon të menaxhojë si duhet gjërat, duke funksionuar si ekip europian.

Ashtu siç ka paralajmëruar vetë presidenti i Skënderbeut, pritet që në merkaton e verës të ketë një tjetër shitje të bujshme. Duket se radha këtë herë është e Liridon Latifit, për të cilin ka pasur vazhdimisht oferta. Megjithatë, Skënderbeu gaboi në verën e 2016-ës, teksa e huazoi lojtarin te Kukësi dhe i dogji mundësinë e transferimit në një klub tjetër, pasi nuk lejohet të luash në tre ekipe brenda një sezoni.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6