Majlinda: Triumfin ia dedikoj këtij personi special

Majlinda Kelmendi është shprehur shumë e lumtur për suksesin e arritur në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

Sport

08/08/2016 10:58

Ajo ka falënderuar trajnerin e saj Driton Kuka, e cila thotë se pa të nuk do të arrinte kaq larg.

“Trajneri më ka bërë njeri që jam sot. Mos të kisha Tonin si trajner nuk do të kisha këto rezultate. Medaljet të gjitha që i fitoj ia dedikoj atij dhe jam mirënjohëse deri sa të vdes”, ka thënë Majlinda.

“Jam shumë e lumtur. S’kam fjalë ta përshkruajë. Më duhet pak kohë me e pa se çka ka ndodhë në të vërtetë. Kam ardhur për medaljen e artë. Po ndihem e bekuar dhe po ndihem mirë që po mundem me bo diçka për shtetin tim dhe për të rinjtë e Kosovës. Më gëzon fakti që mundem me i tregu popullit dhe të rinjve që munden me u bo kampionë olimpikë vetëm me punë”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se Majlinda ka dhënë intervista të shumta gjatë ditës së djeshme për shumë media botërore.