Majlinda, pa luftë në rrethin e dytë

Majlinda Kelmendit i ka buzëqeshur fati në hedhjen e shortit për Kampionatin evropian që do të fillojë nesër në Francë. Xhudistja pejane ka kaluar në rrethin e dytë të garës pa zhvilluar luftë.

Sport

23/04/2014 19:00

Majlinda Kelmendi ishte mjaft fatlume në hedhjen e shortit për Kampionatin evropian që do të fillojë nesër në Francë.

Ajo do të marrë pjesë në rrethin e dytë të turneut pa zhvilluar luftë. Kelmendi do të pres fituesen e duelit mes Odette Giuffrida dhe Alexandra Larisa Florian.

Majlinda konsiderohet si një prej favoritëve për të fituar medaljen e artë, që do të ishte e para për të në një Kampionat evropian në kategorinë e saj. Ndërsa, pjesëmarrësja tjetër nga Kosova, Distria Krasniqi, do të luftojë në rrethin e parë me turken Sumeyye Akkus.

Të dyja ato do të zhvillojnë ballafaqime të enjten.