Majlinda, numër 1 në botë

Majlinda Kelmendi në majën e botës. Xhudistja pejane kryeson në ranglistën botërore nga Federata e Xhudos Ndërkombëtare për të gjitha kategoritë meshkuj dhe femra. Kelmendi është xhudistja më e mirë në botë dhe ky vlerësim vjen nga Federata e Xhudos Ndërkombëtare (IJF). Përveç kategorisë deri në 52 kilogram, Kelmendi tani gjendet e para në ranglistën…

Sport

12/02/2014 16:54

Majlinda Kelmendi në majën e botës. Xhudistja pejane kryeson në ranglistën botërore nga Federata e Xhudos Ndërkombëtare për të gjitha kategoritë meshkuj dhe femra.

Kelmendi është xhudistja më e mirë në botë dhe ky vlerësim vjen nga Federata e Xhudos Ndërkombëtare (IJF).

Përveç kategorisë deri në 52 kilogram, Kelmendi tani gjendet e para në ranglistën botërore për të gjitha kategoritë, meshkuj dhe femra.

Kjo pasi fitoi medaljen e artë në turneun Grand Slam ‘Paris 2014’, ditë më parë dhe tani i prinë bindshëm ranglistës botërore me 3226 pikë.

Ajo ka lënë prapa vetës xhudistin nga Izraeli, Yarden Gerbi që zë pozitën e dytë me 2884 pikë.