Majlinda në gjysmëfinale

Majlinda Kelmendi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të xhudos. Pejania e mposhti në çerekfinale kongolezen Bundmaa Munkhbaatar, ndërsa në gjysmëfinale do të përballet me rusen Natalia Kuziutina.

Sport

26/08/2014 11:25

Majlinda Kelmendi është gjysmëfinaliste e Kampionatit Botëror të xhudos. Xhudistja pejane ia doli ta fitojë luftën çerekfinale ndaj kubanezes yanet Acosta Bermoy, ndërsa paraprakisht kishte fituar ndaj mongolezes Bundmaa Munkhbaatar.

Ndërkaq, në gjysmëfinale do të ketë punë me rusen Natalia Kuziutina. Në rrethin e dytë, Majlinda e kishte mposhtur venezuelasen Vanessa Cortesia.

Kelmendi po shkon sigurt drejt titullit të kampiones së botës.