Majlinda në finalen e madhe

Majlinda Kelmendi s’ka të ndalur. Xhudistja pejane është kualifikuar për në finalen e madhe të Grand Slam turneut të xhudos në Adu Dhabi.

Sport

31/10/2014 11:42

Majlinda Kelmendi është kualifikuar për në finalen e madhe të Grand Slam turneut të xhudos në Adu Dhabi.

Xhudistja pejane triumfoi edhe ndaj franceze Anabelle Euranie duke siguruar luftën vendimtare për titullin e kampiones, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Ajo u kualifikua tutje nga raundi i parë pa luftë, kurse në të dytin fitoi ndaj kanadezes Ecaterina Guicia, para se të mposht italianen Odette Giuffrida.