Majlinda nderohet me titullin “Nderi i Kombit”

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani nderoi me titullin "Nderi i Kombit" xhudisten nga Kosova, Majlinda Kelmendi.

Sport

18/11/2014 17:36

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani nderoi me titullin “Nderi i Kombit” xhudisten nga Kosova, Majlinda Kelmendi.

Gjatë një ceremonie të zhvilluar në selinë e presidencës, kreu i shtetit e cilësoi Kelmendin si një ambasadore të Kosovës nëpër botë që e përfaqëson denjësisht vendin e saj dhe promovon vlerat më të mira të të gjithë shqiptarëve.  

Në vijim ai shtoi se titulli që i jepet Kelmendit, duhet të inkurajojë të gjithë sportistët shqiptarë, të cilët duhet ta konsiderojnë rrugën e tyre si një mundësi të promovimit të vlerave të sportit, kulturës, dhe trashëgimisë shqiptare.

Nga ana tjetër, xhudistja nga Peja tha se ndihet e nderuar dhe mjaft e inkurajuar, dhe shtoi se suksesin e saj ia dedikon të gjithë shqiptarëve pavarësisht në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.