lajmi.net

Majlinda, më e mira e vitit në Evropë

Majlinda Kelmendi është shpallur xhudistja më e mirë në Evropë për vitin 2013, gjatë një ceremonie të zhvilluar në Montpellier.

Sport

26/04/2014 23:27

Majlinda Kelmendi s’ka të ndalur. Pas triumfit në Kampionatin evropian në Montpellier, më herët gjatë kësaj jave, xhudistja pejane ka shënuar edhe një tjetër sukses të jashtëzakonshëm.

Ajo është shpallur xhudistja më e mirë në Evropë për vitin 2013, në kategorinë deri në 52 kilogramë për senior, nga Federata evropiane e xhudos (EJU).

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i saj Driton Kuka nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Majlinda u shpall më e mira për vitin 2013, gjatë një ceremonie të mbajtur sonte në Montpellier.

Kështu, Kelmendi vazhdon të radhit suksese të njëpasnjëshme në karrierën e saj të jashtëzakonshme. 

Majlinda, më e mira e vitit në Evropë

Majlinda Kelmendi është shpallur xhudistja më e mirë në Evropë për vitin 2013, gjatë një ceremonie të zhvilluar në Montpellier.

Sport

26/04/2014 23:26

Majlinda Kelmendi s’ka të ndalur. Pas triumfit në Kampionatin evropian në Montpellier, më herët gjatë kësaj jave, xhudistja pejane ka shënuar edhe një tjetër sukses të jashtëzakonshëm.

Ajo është shpallur xhudistja më e mirë në Evropë për vitin 2013, në kategorinë deri në 52 kilogramë për senior. Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i saj Driton Kuka nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

LM