Majlinda, mbretëreshë e Evropës

Majlinda Kelmendi e ka marrë edhe zyrtarisht çmimin për xhudisten më të mirë të Evropës për vitin 2013, në një ceremoni të organizuar në Anttalya të Turqisë.

Sport

16/05/2014 22:28

Majlinda Kelmendi është mbretëreshë e Evropës. Xhudistja pejane e ka marrë edhe zyrtarisht të premten mbrëma çmimin “The Best Judoka Female in Europe 2013”, respektivisht xhudistja më e mirë në Evropë për vitin 2013, të cilin e kishte fituar javë më parë.

Çmimi, xhudistes pejane i është ndarë në Antalya të Turqisë nga Federata Evropiane e Xhudos (EJU). Përkrah Majlindës ka qenë edhe trajneri i saj, Driton Kuka.

Kelmendi është kampione aktuale e botës dhe Evropës, ndërsa synon medalje edhe në Lojërat Olimpike \’Rio 2016\’.