Majlinda mbetet jashtë Laureus World Sport Awards

Majlinda Kelmendi ka mbetur jashtë çmimit prestigjioz të parvjetshëm, Laureus World Sport Awards. Sportistja më e suksesshme kosovare, përkundër faktit se është kampione e botës në xhudo, nuk është dominuar për këtë çmim, në evenimentin e mbajtur në Malajzi. Majlinda, por edhe trajneri i saj Driton Kuka, nuk e vinin në diskutim pjesëmarrjen e saj…

Sport

26/02/2014 14:20

Majlinda Kelmendi ka mbetur jashtë çmimit prestigjioz të parvjetshëm, Laureus World Sport Awards.

Sportistja më e suksesshme kosovare, përkundër faktit se është kampione e botës në xhudo, nuk është dominuar për këtë çmim, në evenimentin e mbajtur në Malajzi.

Majlinda, por edhe trajneri i saj Driton Kuka, nuk e vinin në diskutim pjesëmarrjen e saj në nominim, por jo gjithçka shkoi siç prisnin ata.

Xhudistja pejane pritej të ishte pjesë e sportistëve të njohur botërorë, të cilët u nominuan, përfshirë këtu futbollistin Cristiano Ronaldo, atletin Usain Bolt, basketbollistin LeBron James, tenistin Rafael Nadal, pilotin Sebasitian Vettel, tenisten Serena Willimas e shumë të tjerë.

Në të kaluarën, çmimin Laureus World Sport Awards e kanë fituar sportistët e mëdhenj botëror si: Roger Federer, Sir Alex Ferguson, Lewis Hamilton, Pele, Michael Phelps, Ronaldo, Michael Schumacher, Serena Williams, Zinedine Zidane, Novak Djokovic, etj.