Majlinda kualifikohet në çerekfinale

Majlinda Kelmendi është kualifikuar për në çerekfinale të Grand Slam turneut të xhudos në Abu Dhabi. Kurse, fitore në ballafaqimin e parë ka shënuar edhe Nora Gjakova.

Sport

31/10/2014 09:38

Majlinda Kelmendi mposhti kanadezen Ecaterina Guicia dhe u kualifikua në çerekfinale të Grand Slam turneut të xhudos në Abu Dhabi.

Xhudistja pejane doli fituese në ballafaqimin e saj të parë në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke u kualifikuar tutje. Ndërsa, në ballafaqimin e radhës do të luftojë kundër italianes Odette Giuffrida.

Fitore shënoi edhe xhudistja tjetër kosovare, Nora Gjakova. Ajo, në kategorinë deri në 57 kilogramë doli fituese ndaj ruses, Tatiana Kazenyuk. Në rrethin tjetër, Nora do të ndeshet me kanadezen Catherine Beauchemin-Pinard.