Majlinda Kelmendi sot kthehet në Kosovë, parakalon edhe në qendrën e Prishtinës

Fituesja e Medaljes së artë në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’, Majlinda Kelmendi sot pasdite kthehet në Kosovë.

Lajme

14/08/2016 08:13

Xhudistja jonë që tashmë ka bërë historinë e re, duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike, ku Kosova për herë të parë ishte pjesë e ngjarjes më të madhe sportive në planet, rreth orës 18:00 pritet të zbres në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Majlinda Kelmendi bashkë me ekspeditën e Kosovës, do të priten në mënyrë institucionale, ndërkohë, që qytetarët të shumtë janë gati të presin medalisten tonë në mënyrë madhështore.

Ministria e Kulturës, Rinis dhe Sportit të Kosovës (MKRS), përmes një njoftimi ka konfirmuar se ekspedita e Kosovës do të pritet në mënyrë institucionale. Në pritjen e Majlindës do të jenë Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, familja e Majlinda Kelmendi, Ministri i Sportit, Kujtim Shala si dhe zyrtar të tjetër shtetëror.

Kjo është agjenda për pritjen e Majlindës:

Pritja  zyrtare e  Majlinda KELMENDIT, Fituse Olimpike e Medaljes së Artë në Xhudo “RIO 2016”në Aeroportin Ndërkombëtar Adem Jashari – Prishtinë

17:40 – 18:00  Arritja: Adria Airëays Frankfurt – Prishtinë.

18:00 – 18:10  Pritja:

  1. Isa MUSTAFA – Kryeministër i Republikës së Kosovës,

Familja e Majlinda Kelmendit

  1. Kujtim SHALA – Zv. Kryeministër dhe Ministër i MRKS-së

Znj. Vlora DUMOSHI – Shefe e Stafit të Kryeministrit

  1. Shasivar HAXHIJAJ – Nënkryetar i Komitetit Olimpik
  2. Sokol HAVOLLI – Shef i Kabinetit të Kryeministrit

18:10- 18:30  Salloni VIP  1

18:30 – 19:00  Konferenca për medie

19:00 –  19:30   Nisja nga Aeroporti Ndërkombëtar Adem Jashari për në Prishtinë.

19:30 – 20:30  Parakalimi i Majlinda KELMENDIT me autobus të hapur  nëpër sheshet e Kryeqytetit.

20:30 – 21:30 Nisja për në Pejë.