Majlinda Kelmendi siguron gjysmëfinalen në Grand Prix në Uzbekistan

Majlinda Kelmendi ka siguruar gjysmëfinalen në Grand Prix në Uzbekistan.

Sport

09/11/2018 10:07

Xhudistja nga Kosova po vazhdon me formë të mirë pas kthimit nga lëndimi.

Kampionia Olimpike në Grand Prix në Uzbekistan, ka siguruar gjysmëfinalen, pas fitores së shënuar ndaj Reka Rupp të Hungarisë.

Në gjysmëfinale Majlinda do të përballet me Ana Perez Box në kategorinë -52 kg. /Lajmi.net/