Majlinda Kelmendi shpallet xhudistja e vitit nga IJF

Majlinda Kelmendi vazhdon të merr çmime të rëndësishme në xhudo.

Sport

23/12/2016 22:09

Krenaria e Kosovës po tregohet e suksesshme si në tatam, ashtu edhe jashtë tij.

Së fundi Majlinda ka fituar çmimin për xhudisten më të mirë të vitit “IJF Judoka of the Year Award”, që jepet pas votave të fansave në Facebook.

“Dy herë kampionia e botës, dhe bartësja e flamurit, Majlinda Kelmendi, që për herë të parë i siguroi vendit të saj medalje të artë olimpike në kategorinë -52kg, mori 5299. Kampionia olimpike la prapa brazilianen Rafaela Silva, që si e dyta mori 2565 vota, kurse e treta ishte amerikania Kayla Harrison”, thuhet në konfirmimin e IJF-së, përcjell lajmi.net.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.