Majlinda Kelmendi impresionon edhe Federatën Ndërkombëtare te Xhudos (FOTO)

Majlinda Kelmendi fitoi një tjetër medalje të artë në Grand Slamin e Parisit në xhudo.

Sport

11/02/2017 18:36

Kampionia olimpike në kategorinë deri në 52 kilogramë, ka vazhduar dominimin në turneun e rëndësishëm të xhudos në Paris, duke mposhtur në finale japonezen Tsunoda.

Për triumfin e Majlidas, ka shkruar edhe faqja zyrtare e Federatës Ndërkombëtare te Xhudos, e cila është mahnitur nga suksesi i vajzës nga Peja.

“Fituesja e Lojërave Olimpike, Kelmendi, ka vazhduar dominimin e saj të pabesueshëm në kategorinë deri në 52 kg, duke fituar sërish në Grand Slamin e Parisit. Ajo triumfoi ndaj japonezes, Tsunoda, për të fituar të artën”, shkruan në Facbook IJF./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6