Majlinda Kelmendi e do titullin evropian

Kontingjenti i Reprezentacionit të Kosovës ka udhëtuar të hënën drejt Francës, për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian. Majlinda Kelmendi shihet si favorite për të fituar medalje, në evenimentin që mbahet nga 24 deri më 27 prill.

Sport

21/04/2014 11:08

Majlinda Kelmendi ka udhëtuar të hënën drejt Francës, në kërkim të medaljes së artë në Kampionatin Evropian të xhudos, e cila nis këtë të enjte.

Kampionia e botës konsideron se është favorite në këtë eveniment, por zotohet se do të jetë e kujdesshme dhe ta mos e nënvlerësojë asnjë kundërshtare.

Përpos saj, në Paris do të marrë pjesë edhe Distria, e cila synon të futet në tetëshe dhe pse jo, ta fitojë ndonjë medalje.

Gjithashtu, në evenimentit që do të mbahet nga 24 deri më 27 prill, do të marrë pjesë edhe Akil Gjakova, për të cilin, trajneri Driton Kuka do të ishte i kënaqur nëse i bën dy meçe të mira.

Kurse, Nora Gjakova, për shkak të lëndimit, nuk do të mund të marrë pjesë në këtë kompeticion të rëndësishëm të xhudos.