Majlinda, kampione në Abu Dhabi

Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në Grand Slam turneun e xhudos në Abu Dhabi. Xhudistja pejane në finale e mposhti rumunen Andreea Chitu.

Sport

31/10/2014 15:54

Majlinda Kelmendi ka shënuar suksesin e radhës.

Xhudistja pejane mposhti rumunen Andreea Chitu me rezultat 10:0 dhe fitoi medaljen e artë në Grand Slam turneun e xhudos në Abu Dhabi, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në rrugë drejt finales ajo fitoi ndaj francezes Anabelle Euranie, kurse në duelet paraprake ishte më e mirë se kanadezja, Ecaterina Guicia dhe italiania Odette Giuffrida.