Majlinda kalon në rrethin e tretë të Botërorit

Majlinda Kelmendi ka kaluar në rrethin e tretë të fazës së grupeve në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Rusi. Xhudistja kosovare e mposhti venezuelasen Vanessa Cortesia.

Sport

26/08/2014 09:47

Majlinda Kelmendi e ka nisur rrugëtimin drejt titullit të kampionit botëror në xhudo. Xhudistja kosovare kaloi në rrethin e tretë të fazës së grupeve, pasi e mposhti venezuelasen Vanessa Cortesia.

Kundërshtarja e radhës për Majlindën do të jetë kongolezja Bundmaa Munkhbaatar.

Xhudistja pejane kishte kaluar në xhiron e dytë pa luftë. Synim i Kelmendit është ta fitojë së paku një medalje në këtë eveniment të rëndësishëm të xhudos.