Majlinda ka bërë për Kosovën më shumë se politikanët

Xhudistja Majlinda Kelmendi thotë se ka bërë më shumë për Kosovën se sa politika dhe politikanët.

Sport

06/12/2014 12:58

Majlinda Kelmendi i konsideron sukseset e saj si një ndihmë më e madhe për Kosovën se sa kontributi i politikanëve të vendit.

Gjatë një interviste me uebfaqen “insidethegames.biz”, kampionia e botës, 23-vjeçarja nga Peja, ka shprehur krenarinë e saj për sukseset e arritura.

“Titullin e botës që e fitova në Rio në vitin 2013 ishte moment historik për vendin tim dhe kur e fitova titullin për herë të dytë vetëm konfirmova se në Kosovë jeton një prej xhudisteve më të mira në botë. Unë vërtet besoj se xhudoja është më shumë se sport, pasi përmes xhudos kam bërë për vendin tim dhe për popullin tim shumë më tepër sesa politika dhe politikanët mund të bëjnë dhe jam shumë e lumtur për këtë”, deklaroi Kelmendi.