“Majlinda gati për botëror”

Majlinda Kelmendi është duke i bërë përgatitjet e fundit për Kampionatin Botëror të xhudos, i cili do të mbahet në Budapest të Hungarisë, nga 28 gushti deri më 3 shtator.

Sport

18/08/2017 20:54

Se Majlinda është gati për këtë garë e ka konfirmuar edhe trajneri i njohur Driton Kuka.

“Gati për Botërorin e Budapestit”, ka shkruar trajneri Driton Kuka në facebook.

Trajneri e ka konfirmuar se kampionia olimpike është e gatshme për ta arritur suksesin e radhës.

Siç dihet, Kelmendi është kampione e dyfishtë botërore dhe do ta synojë trofeun e tretë në karrierë.