Majlinda e synon medaljen olimpike

Majlinda Kelmendi nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq. Pasi i ka fituar medaljen e artë në Botëror dhe Evropian, xhudistja kosovare synon ta bëjë një gjë të tillë edhe në Olimpiadën e Rio de Janeiros.

Sport

25/04/2014 11:05

Pasi e fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Francës dhe pasi e kishte bërë një gjë të tillë edhe në Botërorin e Rio de Janeiros, Majlinda Kelmendi e synon edhe trofeun e tretë dhe më të rëndësishmin për një sportiv – medaljen e artë në Lojërat Olimpike.

Xhudistja kosovare dështoi ta bënte një gjë të tillë në Olimpiadën e Londrës, dy vjet më parë, por ajo i ka synimet e qarta për Olimpiadën e Rios, në vitin 2016.

“Jam e emocionuar për këtë medalje, e cila më mungonte deri tash. Tani synimi im është të luftoj për medaljen olimpike, pasi ajo më mungon në vitrinën time”, ka thënë Kelmendi për Arenën.

Pa dyshim Majlinda është sportistja më e suksesshme në histori të Kosovës. Ajo do t’i fitojë si shpërblim për këtë sukses, 20 mijë euro nga shteti.