Majlinda e lumtur që po e gëzon Kosovën

Majlinda Kelmendi ka thënë se ndihet e lumtur që të gjithë në vendlindjen e tij në Kosovë i gëzohen sukseseve të saj, pas triumfit në Kampionatin botëror në Rusi.

Sport

26/08/2014 22:49

Majlinda Kelmendi është shprehur e lumtur pas triumfit të saj në Kampionatin botëror në Rusi.

Xhudistja pejane fitoi medaljen e artë, duke shënuar një tjetër sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e saj.

“Unë jam shumë e lumtur. Është e pabesueshme. Të jesh kampione botërore në fuqi, unë erdha këtu si favorite, por isha e gatshme për çdo medalje. Andaj, e arta është fantastike”, u shpreh Majlinda për faqen zyrtare të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos.

“Unë e di se të gjithë ishin duke më shikuar drejtpërdrejt në vendlindjen time. Ata duhet të jenë të lumtur tani. Edhe unë jam e lumtur që poi bëj njerëzit e mi të lumtur”, shtoi ajo.