Majlinda e Artë në Grand-Prix Samsun 2014

Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e artë në kompeticionin e rëndësishëm Grand Prix Samsun 2014, që po mbahet në Turqi. Xhudistja kosovare ka qenë protagoniste në kategorinë 52kg. Majlinda e bëri një hap tjetër drejt sigurimit të pikëve olimpike.

Sport

28/03/2014 16:37

Është përsëri ajo. Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e artë në kompeticionin e rëndësishëm botëror të xhudos, IJF Grand Prix Samsun 2014, i cili po mbahet në Turqi.

Xhudistja pejane ka qenë protagoniste në këtë eveniment, në kategorinë 52 kilogramë.

Xhiron e parë, Majlinda e kaloi pa luftë, ndërsa në atë të dytë ishte më e mirë se rumunia Larisa Florian.

Në xhiron tretë, xhudistja pejane e mundi ukrainasen Mariia Buiok, për ta fituar grupin A.

Në çerekfinale, Kelmendi e mposhti gjermanen Romy Tarangul, duke u kualifikuar në finale, ku u përball me italianen Odette Giuffrida.

Medalje të bronztë fituan rumunia Andreea Chitu dhe gjermanja Romy Tarangul.

Majlinda e bëri një hap tjetër drejt sigurimit të pikëve olimpike për pjesëmarrje në Olimpiadën e Rio de Janeiros, që do të mbahet në vitin 2016.