Majlinda, e artë në Budapest

Majlinda Kelmendi ka fituar një tjetër medalje të artë. Xhudistja pejane triumfoi në Grand Prix në Budapest duke mposhtur në finale italianen Odete Giuffrida.

Sport

21/06/2014 20:35

Majlinda Kelmendi ka shënuar një tjetër sukses të madh. Xhudistja pejane ka fituar medaljen e artë në turneun Grand Prix në Budapest.

Ajo pa problem kaloi në finale pas fitoreve ndaj kundërshtareve, Laura Gomez, Priscilla Gneto dhe Annabelle Euranie.

Ndërsa, në duelin vendimtar për medaljen e artë, Kelmendi triumfoi me Ippon kundër xhudistes italiane Odete Giuffrida.

Në këtë mënyrë, Kelmendi konfirmoi edhe njëherë epitetin e xhudistes më të mirë në botë dhe Evropë në kategorinë e saj deri në 52 kilogramë.