Majk thumbon ish të dashurat: Pasi ta lë unë, mund ta keni

Majk nuk i ka pasur punët edhe aq mirë me të dashurat.

ShowBiz

18/09/2018 12:13

Janë disa me të cilat ka dalë publikisht duke u bërë kështu emri më i komentuar në media për këtë arsye, shkruan lajmi.net

Mirëpo lidhjet e tij nuk kanë qenë edhe aq të gjata për tu kurorëzuar, andaj edhe së fundmi me Melitën e përcolli fati i njëjtë.

Mediat kanë raportuar në ndarjen e çiftit, mirëpo dyshja nuk kanë folur rreth kësaj çështje. I vetmi konfirmim që mund ta kemi marrë ka qenë fakti se ata nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Me një postim në Instagram duket se reperi i ka thumbuar të gjitha ish të dashurat një zëri.

”Sikur edhe çdo gjë në jetën time, mund ta keni atë pasi ta lë unë”, ka shkruar Majk dhe kjo deklaratë bëri bujë./Lajmi.net/