Majk në pushime, shoqërohet nga kjo femër?!!

Reperi nga Kosova, Kastriot Rexha apo Majk njihet për lidhjet e tij të dashurisë.

ShowBiz

07/06/2018 18:49

Ajo që bëri bujë ishte lidhja me modelen Majlinda Zeka me të cilën ka edhe një djalë, e më pas nuk ka shpëtuar as nga bukuroshja Melita Nushi, shkruan lajmi net.

Para pak muajsh, ai u ‘kap’ mat në një ordinancë gjinekologjike me Melitën ku edhe më pas u përfol gjatë në shtypin rozë.

E siç duket, lidhja e tyre vazhdon ende pasi shpesh qarkulluan foto të çiftit në rrjete sociale, ku shfaqeshin pranë njëri-tjetrit.

Dhe tani Majk, përmes postimeve të fundit lë të kuptohet që në pushime është së bashku me një femër teksa zbulon këmbën në një video.

Nuk dihet nëse prapa kësaj qëndron Melita Nushi?!!

“Pasha jetën”, mbetet hiti i fundit nga Majk që numëron mbi 19 milion klikime në kanalin zyrtar Youtube. /Lajmi.net/