Majk motin me diell po e shijon me djalin e tij, kjo është fotoja që ka postuar

Duket se raportet mes reperit, Majk dhe ish të dashurës së tij janë rregulluar.

ShowBiz

21/02/2019 16:20

Kjo pasi Majlinda Zeka, javë më parë përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në Instagram ka treguar se Majk nuk kujdeset financiarisht për të birin dhe për këtë nuk e lejon ta shohë, shkruan lajmi.net.

Por, tashmë gjithçka po ecën mirë pasi reperin shqiptar shumë shpesh e shohim duke kaluar kohë me Roanin, sikurse sot në këtë ditë me diell.

“Babai i Roanit dhe Roani”, ka shkruar ai në imazhet e publikuara në Instagram.

Majk dhe Majlinda janë ndarë prej vitesh e që djali i tyre i vetëm po qëndron me të ëmën. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BuJfhH0giiY/