Majk: Kur isha 17 vjeç dëshiroja gjithçka që ishte në dyqan…

Reperi Majk është emër shumë i suksesshëm në estradë.

ShowBiz

14/07/2018 19:49

Çdo këngë e tij shndërrohet menjëherë në hit, ndërsa të tilla numëron disa, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ai ka publikuar një fotografi përmes së cilës na ka njoftuar me veturën e tij të re super-luksoze.

“Kur ishta 17 vjeç dëshiroja gjithçka që ishte në dyqan. Në moshën 28 vjeç, i bleva të gjitha, vetëm për t’ju siguruar, yeah, yeah”, ka shkruar reperi, duke treguar se ku ka qenë dhe ku është.

E për këtë gjë, ai ka falënderuar Zotin.

Kujtojmë që Majk së fundi ka qenë i ftuar në emisionin “Mirage”, ku foli rreth më të rejave rreth tij.

Intervistën e reperit mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm. /Lajmi.net/

YouTube player