Majk krahason veten me aktorin e njohur

Majk është një nga emrat më të suksesshëm të estradës sonë.

ShowBiz

29/09/2018 18:25

Së fundi, përmes një imazhi që ndau me ndjekësit në rrjete sociale, Majk bëri të ditur që gjendet në Austri, shkruan lajmi.net.

Në këtë imazh, ai ka lënë mbishkrimin “Ragnar”, duke krahasuar veten me aktorin e njohur të serisë “Vikings”.

Nuk dihet nëse reperi më parë është krahasuar edhe nga fansat me këtë aktor apo atij i duket vetja që ngjason me të.

Kujtojmë që “Krejt ti fala” titullohet projekti i fundit nga Majk, në duet me Yll Limanin. /Lajmi.net/