Majk konfirmon duetin e tretë me Capital T

Majk është një ndër reperët më të suksesshëm të estradës shqiptare.

ShowBiz

17/07/2018 15:08

Ai është shumë aktiv si me mbrëmje muzikore ashtu edhe me projekte të reja, shkruan lajmi.net.

Së fundi, Majk ka qenë i ftuar në një intervistë për emisionin “Mirage”, ku zbuloi detaje rreth projekteve të reja si dhe tregoi a do të jetë aktiv me koncerte gjatë gjithë sezonit.

Ndër të tjera, reperi ka konfirmuar edhe duetin e tretë me Capital T, pas dy bashkëpunimeve shumë të suksesshme mes tyre.

Ndiqeni videon e mëposhtme nga minuta 7:52 dhe mësoni se çfarë thotë Majk. /Lajmi.net/

YouTube player