Majk e nisi vitin 2019-të me djalin e tij, Roanin

Vitin 2019-të reperi i njohur, Majk e nisi mjaft mbarë dhe me personin më të rëndësishëm në jetën e tij.

ShowBiz

01/01/2019 18:19

Reperi i njohur shqiptar, Majk ka sjell foto e video në rrjetet më të frekuentuara sociale teksa shfaqet pranë birit të tij, Roanit, shkruan lajmi.net.

Roani në njërën prej videove shihet mbi makinë e që Majk thotë se i biri i tij e ka bërë një lojë të re. “Fillimi ma i mirë i vitit 2019-të”, shkruan në imazhin tjetër.

Majk muaj më parë pati një konflikt virtual me ish të dashurën e tij, Majlinda Zekën apo nënën e Roanit, ku thuhej se ai nuk kujdeset për të birin financiarisht dhe për këtë nuk e lejon ta shohë djalin.

Sidoqoftë, ky Vit i Ri nisi mbarë për reperin, Majk. /Lajmi.net/