Majk bashkohet me ‘Katilen’ (Foto)

Reperi Kastriot Rexha-Majk këto ditë po shijon suksesin e këngës më të re ‘Katile’.

ShowBiz

30/05/2017 10:45

Ata nuk i bashkoi vetëm klipi, Majk mbrëmë ishte takuar me personazhin kryesor të këngës, modelen Valbona Bajraktari, shkruan lajmi.net.

‘Katilja’ kaçurrele sikurse edhe në klip, dukej shumë tërheqësë pranë Majkut, i cili edhe mbishkrimin e fotos e kishte lënë me emrin ‘Katile’.

Majk së fundi është bërë baba i një fëmije të gjinisë mashkullore, të cilin e pagëzuan me emrin Roan.

Kurse, kënga ‘Katile’ po rezulton shumë e suksesshme në treg, pasi vetëm dy javë nga lansimi ka marrë mbi 3 milionë klikime. /Lami.net/