Majdanoz për veshka dhe mëlçi

Lëngu i majdanozit është i mbushur me të gjitha vlerat ushqyesve, d.m.th është i pasur me vitamina, minerale, antioksidantë, enzima, klorofil dhe vajra të paqëndrueshme.

Lifestyle

10/10/2015 16:22

Majdanozi është i mirë veçanërisht për pastrimin e veshkave dhe të mëlçisë.

Majdanozi nuk duhet të përdoret në sasi të mëdha nga gratë shtatzëna ose ato që marrin medikamente antikoagulant. Ka disa kontradikta në lidhje me përdorimin e majdanozit tek njerëzit me sëmundje të veshkave. Konsultohuni me një mjek përpara se të përdorni sasi të mëdha të majdanozit nëse ju jeni diagnostikuar me sëmundje të veshkave.

Majdanozi, si ushqimet e tjera të gjelbra, konsiderohen përgjithësisht shumë të forta për t’u pirë të pastra, është e rekomanduar për përzierje me fruta të tjera dhe perime.

Ja një recetë:

Përbërësit: karota, lëng selino, panxhar, kastravec, limon dhe majdanoz

* Dy ose tre karota të mesme

* Dy degë selino

* Një panxhar

* Një kastravec i vogël

* Lëng i dy kokrrave limon

* 28 gram majdanoz i vendosur në ujë të ngrohtë.

Hidhni të gjithë ingredientët në blender dhe lërini të bëhen një masë kompakte dhe më pas shtoni lëngun e limonit.