Maina triumfon në gjysmëmaratonën e Prishtinës

Joel Mwangi Maina ka triumfuar në gjysmëmaratonën ndërkombëtare të Prishtinës, që u mbajt të dielën. Keniasi e mbylli garën prej 21 kilometrash i pari, duke e fituar medaljen e artë dhe 1200 euro.

Sport

11/05/2014 12:13

Gjysmëmaratona ndërkombëtare ‘Prishtina 2014’ është dominuar nga garuesit kenias, për herë të tetë nga 14 edicionet e mbajtura deri tash.

Në fakt, Joel Mwangi Maina e mbylli garën prej 21 kilometrash për kohën , duke e fituar medaljen e artë dhe 1200 euro, sa ishte shuma e paraparë të ndahet për garuesin nga El Donete.

Njëkohësisht, katër pozitat e para i kanë fituar garuesit nga Kenia.