Maicon: Këto janë ndeshjet më të mira në karrierën time

Mbrojtësi brazilian Maicon, ka përzgjedhur finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2010 mes Interit dhe Bayern Munich si njërën nga ndeshjet më të mira në karrierën e tij.

Sport

17/03/2018 22:02

Maicon sukseset më të mëdha në karrierën e tij i ka arritur me Interin, ndërsa finalen e paharruar të Madridit të Ligës së Kampionëve të vitit 2010, e ka cilësuar si një nga ndeshjet më të mira në karrierën e tij të suksesshme.

36 vjeçari, këtë deklaratë e ka dhënë për ‘Sky Sport’, gjatë qëndrimit në Itali, ku ishte mysafir i skuadrës së Interit ndaj Napolit.

“Ndeshja e parë me Brazilin në Kupën e Botës ka qenë më e mirë, finalja me Bayernin, po ashtu, me atë ndeshje Interi shënonte historinë”, ka deklaruar Maicon./Lajmi.net/