Mahrez tërhiqet nga futbolli në moshën 27-vjeçare?!

Riyad Mahrez deklaron tërheqjen nga futbolli i luajtur.

Sport

07/03/2018 09:25

Ishte një nga futbollistët më të kërkuar në merkaton e verës, por edhe në atë të janarit, por në një postim të fundit në profilin e tij në “Facebook”, ylli i Leicester deklaron tërheqjen nga futbolli i luajtur.

Ende nuk ka një deklaratë zyrtare, ndërsa postimi lë shumë vend për dyshime.
“Pas konsultimeve të fundit me shumë mjekë, unë kam vendosur që të qëndroj larg futbollit. Teksa kohës time si futbollist po i vjen fundi, do të doja t’i them disa fjalë. Unë dua të falënderoj të gjithë për mirësinë dhe mbështetjen që kanë treguar në këtë qytet fantastik. Ju gjithmonë do të jeni në zemrën time”, shkroi Mahrez, transmeton “Top Channel”.

Ndërkohë, pak më herët, në “Twitter”, lojtari shpërndau një video të golit të tij ndaj Bournemouthit dhe bashkëngjitur shkroi: “kurrë mos u dorëzo”.