Mahrez – Roma, ky është lajmi i fundit

Gjatë verës së kaluar Roma tentoi ta rrembente talentin algjerian, por pa mundur të bindte Leicesterin.

Sport

19/11/2017 14:28

Riyad Mahrez është i përqëndruar vetëm te Leicester. 26-vjeçari, përmes një deklarate, sqaroi zërat për të ardhmen e tij, duke theksuar se nuk e mendon aspak largimin nga skuadra gjatë merkatos së janarit.

Sulmuesi ndihet i lumtur te “Dhelprat”, ku deri në këtë fazë të sezonit, ka realizuar 3 gola dhe ka dhënë 5 asist në 12 ndeshjet e zhvilluara me Leicester.

Gjatë verës së kaluar Roma tentoi ta rrembente talentin algjerian, por pa mundur të bindte Leicesterin.

“Verdhekuqtë”, gjithsesi nuk kanë hequr dorë nga futbollisti afrikano-verior, të cilin shpresojnë ta bëjnë të tyrin, në mos në janar, gjatë verës së ardhshme.