Mahrez në Serie A (FOTO)

Riyad Mahrez mund të transferohet në Serie A.

Merkato

14/06/2017 09:35

Juventus ka hyrë në garë për transferimin e mesfushorit të Leicester Cityt, Riyad Mahrez.

Mediat angleze raportojnë se kampioni i Serie A kërkon yllin algjerian për sezonin e ardhshëm, përcjell “lajmi.net”.

Mahrez ka kërkuar të largohet nga Leicester City, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Dhe, Juventus dëshiron ta sjell në Torino. /Lajmi.net/