Mahrez kthehet në Leicester City

Riyad Mahrez do të kthehet nga periudha e rrebelimit, pas dështimit të transferimit te skuadra e Man Cityt.

Sport

09/02/2018 11:20

Riyad Mahrez do të kthehet sot në ekipin e Leicester Cityt.

“Sky Sports News” raporton se mesfushori algjerian do të kthehet nga periudha e rrebelimit, pas dështimit të transferimit te skuadra e Man Cityt.

Mahrez nuk u paraqit në klub nga mbyllja e afatit kalimtar të janarit. /Lajmi.net/